Policia austriake ka arrestuar 22 persona në aksionin e përbashkët mes saj dhe policisë serbe.
Sipas mediave vendase bëjnë me dije se ky grup ndërkombëtar dyshohet se ka prodhuar lëndë narkotike në Serbi ose është furnizuar nga Shqipëria dhe Kosova dhe pastaj i ka shitur në Austri dhe Gjermani.
Gjithashtu gjatë aksionit janë sekuestruar 64 kilogramë marihuanë dhe janë zbuluar dy narko laborator.
Ndërkohë shefi i zyrës për luftë kundër krimit të organizuar pranë Shërbimit federal kriminalistik austriak, Andreas Holcer në konferencë për shtyp në Vjenë e lavdëroi bashkëpunimin me policinë serbe, duke theksuar se Serbia tani më disa vite është një prej partnerëve më të rëndësishëm të policisë kriminalistike të Austrisë.
(S.SH/Shuplaka)