Një pjesë shkëmbi është shkëputur në zonën e plazhit të quajtur “Kalaja” në Vlorë rreth orës 12:30 të ditës së sotme, duke shkaktuar frikë te banorët që e kanë parë qoftë edhe nga larg.
Nga informacionet e para, mësohet se pjesa e shkëmbit ka rënë mbi një makinë të parkuar dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz
Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në të dyja akset e rrugës Vlorë-Orikum pasi rrezikohet që të ketë dhe shkëputje të tjera
Prefektja Etjona Hoxha deklaroi se do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve deri në një njoftim të dytë.
Gjithashtu u kërkohet udhëtarëve me automjete të mos vazhdojnë të qarkullojnë në aksin rrugor të Ujit të ftohtë drejtim Orikumit, ashtu edhe drejtuesit e mjeteve që vinë nga Orikumi drejtim qytetit të Vlorës.
(E.K/SHUPLAKA)