WYFF, stacioni i lidhur me NBC në Greenville, Karolina e Jugut, po mban zi për humbjen e dy gazetarëve të cilët vdiqën ndërsa kishin shkuar për të raportuar.
Mike McCormick dhe Aaron Smeltzer të cilët ishin duke mbuluar kushtet e rrezikshme të motit në Polk County, Karolinën e Veriut, kanë humbur jetën kur një pemë ra mbi furgonin e tyre.
Incidenti ndodhi rreth orës 2:30 të mëngjesit. Autoritetet thanë se ekuipazhi i lajmeve po ecnin në Highway 176 kur pema u rrëzua mbi makinë.
Të dy burrat ishin në mesin e të 30-ave. McCormick, i lindur në Florida, kishte punuar në WYFF për njëmbëdhjetë vjet.(B.H/Faxweb)