15:30 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkolla 9-vjeçare e Tufinës prej 20 vitesh pa investim, nxënësit ecin përmes varrezave për të ndjekur mësimin

19:53 | 17/03/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkolla 9-vjeçare e Tufinës prej 20 vitesh pa investim, nxënësit ecin përmes varrezave për të ndjekur mësimin

Shkolla 9-vjeçare e Tufinës prej 20 vitesh pa investim. Nxënësit ecin përmes varrezave për të shkuar në shkollë nga mungesa e një rruge 400m.

Zëdhënësja e fushatës për bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ka denoncuar faktin, se bashkia ka 20 vite që nuk ka investuar për një rrugë kaq të shkurtër që nxënësit e kësaj shkolle të shkojnë për tu mësuar, pa kaluar nëpër varreza.

Silvi Bardhi: Në zonën e Tufinës, pjesë e Bashkisë së Tiranës një nga premtimet e Erion Veliajt në vitin 2015 ishte se ‘Do te mundohemi të zhdukim pabarazinë mes shkolleve, kopshteve, çerdheve të qytetit me ato të fshatrave’.

Unë pikërisht jam në një nga shkollat në Tufinë dhe këtu ne kemi një pamje e cila tregon qartë se nuk ka asnjë investim serioz apo asnjë investim të bërë nga bashkia e Tiranës. Por çfarë është më e keqja është se këta nxënës do duhet që të shkojnë në shtëpitë e tyre nëpërmjet varrezave të Tufinës.

Ne do të shikojmë bashkë rrugën nga ata kalojnë.

Kjo është rruga në të cilën dhjetëra nxënës të shkollës fillore në Tufinë kalojnë. Pra është kjo një rrugë ekzistuese e cila ka mbetur e tillë pas zgjerimit të varrezave të Tufinës.

Shqetësimi i prindërve dhe i banorëve është se nuk është ndërtuar ende një rrugë e cila shmang kontaktin e fëmijëve me këtë pjesë të fshatit.

Në këtë rrugë prej dy vitesh është planifikuar që të investohet.

Kjo është një nga dy rrugët ku nuk është bërë asgjë, janë dy rrugë të cilat lidhin shkollën me dhjetëra shtëpi banimi.

Nuk është investuar absolutisht asgjë dhe faktet tregojnë vetë.

Propaganda e cila bëhet në qendër të Tiranës sillet në realitet në periferi. Është një nga premtimet e mëdha të Erion Veliajt se çdo rrugë e Tiranës do të jetë e shtruar, por realiteti është krejt ndryshe.

Mjafton që të dalësh nga qendra e Tiranës, nga rrugët të cilat po asfaltohen me shpejtësi, me urgjencë 2 muaj para zgjedhjeve për të kuptuar se në realitet propaganda nuk funksionon me shqiptarët.

Tirana nuk është qendra, blloku apo zonat ku Erion Veliaj dëshiron që të propagandojë punët e tij, por në realitet janë të pabërat e tij ato të cilat tregojnë të vërtetën.

Pas

Putin i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, Kremlini e quan veprimin ‘të egër dhe të papranueshëm’

Para

I famshmi i TikTok-ut në tunel me 305 km/orë, gjobitet vetem me 100 000 lekë të rinj (EMRI)

Para
I famshmi i TikTok-ut në tunel me 305 km/orë, gjobitet vetem me 100 000 lekë të rinj (EMRI)

I famshmi i TikTok-ut në tunel me 305 km/orë, gjobitet vetem me 100 000 lekë të rinj (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë/parakalime të rrezikshme, gjobiten me 100 mijë lekë dy shoferë

Aksident i trefishtë në Maliq, dy persona të plagosur

Rusia bombardon Pavlohradin: shkatërrohet fabrika dhe stacioni i zjarrfikësve

Athinë: arrestohet shqiptari i dyshuar si vrasës me pagesë, punonte për mafian turke

Sherr për Hapësirat Publike në Tushemisht: Përplasje mes Pronarëve të Hotelit dhe Kryeplakut

Vrasja në Mat: dy të dyshuar në burg, ata mohojnë përfshirjen

Makina Hyn Mes Turmës në Los Angeles, 28 të Plagosur, 9 Kritike

Himarë/Shkaktuan ndotje mjedisore nga shkarkimi i ujërave të ndotura të hotelit, procedohet penalisht administratorja e subjektit

Radhë në doganën e Qafë-Botës, udhëtarët presin deri në 3 orë

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës Nuk Është Më e Pranueshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.