“Politika e pistë më ka shpallur në heshtje ‘Non grata’ për ta jetuar deri në fund lirinë time si shqiptare.”. Me këto fjalë dhe të tjera shkrimëtarja Fulutra Açka shpjegon sipas saj realitetin në të cilin ndodhet vendi.
Duke publikuar një poster të një zonje shqiptare në moshë që ndodhet në një stacion treni në Itali, shkrimëtarja shprehet se imazhi i kësaj zonje i ndihmon shqiptarët që të mos braktisin vendin e tyre. Kjo sipas saj është vendour aty nga një italian që e di që Shqipëria nuk meriton zbrazje.
Por Açka thekson më tej se këtë grua dhe shumë shiqptarë i ka braktisur vetë shteti. “Nuk kam fjalë, kam folur shpesh dhe tharët, aq sa politika e pistë më ka shpallur në heshtje Non grata për ta jetuar deri në fund lirinë time si shqiptare. Kjo grua shqiptare më ftoi t’ju shkruaja, edhe pse komunikimi publik më është bërë lodhje. Muri i nga mund të vijë ‘ndryshimi shqiptar’ është bërë shumë i lartë…”, shprehet Açka.
REAGIMI I PLOTË:
“Një zonjë shqiptare në moshë, një nënë e ndonjë fshati diku nëpër Shqipëri, i fton udhëtarët që zbresin shkallët e ndërrojnë peronët në stacionin e trenit Campo di Marte të Firences, që t’i ndihmojnë shqiptarët të mos e braktisin atdheun. Atdheun e tyre te bukur me fatin e pabukur të udhëhiqet një shekull nga qenie me shpirt të shemtuar. Për këtë thirrje është kujdesur një italian, mbase shumë italianë, që e dinë mbase se Shqipëria nuk meriton zbrazje.
Por ai italiani nuk e di se këtë grua e rrethinave shqiptare e ka harruar shteti i vet: ministri i rrugëve çoi rrugë afër saj vetëm kur bëri vilën afër saj, bashkiaku që nuk bën një pusetë ia shkel hardallin, spinaqin, lulekuqen e ca të gjelbëra që shpirti ia di si i mbledh, komuna nuk e ndihmon që të mos i kalben qepët, arrat e mollët sepse i ka tjetërkush monopolet e tyre, arsye pse fëmijët e saj mbase ende stacioneve të trenave të botës për të punuar arat dhe vreshtat e botës.
Këtë poster e ka vënë një italian që u bën italianëve thirrje për ndihmë. Unë shqiptarja udhëtare e këtij çasti aty, ndal hapat. Nuk kam fjalë, kam folur shpesh dhe tharët, aq sa politika e pistë më ka shpallur në heshtje Non grata për ta jetuar deri në fund lirinë time si shqiptare.
Kjo grua shqiptare më ftoi t’ju shkruaja, edhe pse komunikimi publik më është bërë lodhje. Muri i nga mund të vijë ‘ndryshimi shqiptar’ është bërë shumë i lartë…
(J.V/Shuplaka)