Dy të moshur kanë shpëtuar mrekullisht nga flakët që ka përfshirë një magazinë në ishull Lezhë.
Sipas tyre, shkak është bërë energjia elektrike e cila gjithë ditës ka patur fikje dhe ndezje të pa pritura.
Fillimisht kanë qenë banorët që kanë ndërhyrë por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigjja e zjarrëfikëses e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve, duke mos lejuar djegien e banesës fare pranë.
Shuarja e tyre ka qenë tepër e vështirë për shkak edhe të erës së fortë e cila fryente.
(f.GJ/FAXWEB.AL)