Në Ditën Botërore të Mbulimit Universal Shëndetësor, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka takuar mjekët dhe punonjësit e shëndetësisë së Shkodrës. Në këtë takim ai ka folur për hapat që ka arritur reforma në shëndetësi deri më tani.
Por, ndërkohë që i bën thirrje shqiptarëve të ndërgjegjësohen për shëndetin, ai vetë ka deklaruar se nuk ndihet si ministër shëndetësie.
“Ne kemi detyrën të preokupohemi për shëndetin që kur jemi të shëndetshëm. Unë paguhem për ministër i Shëndetësisë, por nuk jam ministër i Shëndetësisë, unë jam ministër sëmundjesh”, ka thënë ai.
Kjo deklaratë e tij na shtyn të mendojmë: A është shëndetësia në duar të sigurta?
VIDEO: