16:45 | 29/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Shoqata e Ndërtuesve kërkon shfuqizimin e vendimit për rritjen e çmimeve të referencës, rrit tatimin për shitblerjen, edhe te pronat e rivlerësuara

19:39 | 12/09/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shoqata e Ndërtuesve kërkon shfuqizimin e vendimit për rritjen e çmimeve të referencës, rrit tatimin për shitblerjen, edhe te pronat e rivlerësuara

Shoqata e Ndërtuesve në një konferencë për mediat kërkon shfuqizimin e vendimit për rritjen e çmimeve të referencës. Anëtarë të Shoqatës së Ndërtuesve përsëritën shqetësimin se rritja e çmimeve të referencës ngarkon barrën tatimore si për individët edhe për ndërtuesit.

“Për zonat ku është rritur çmimi i referencës ndryshimi sjell efekt të menjëhershëm te financat e subjekteve juridike, pronare të pasurive të paluajtshme, si dhe të çdo pronari të pasurisë së paluajtshme. Por njëkohësisht çmimet e referencës së parashikuar në këtë VKM gjejnë përdorim për aplikimin e efektit të taksës për kalimin e pronësisë të parashikuar në ligjin për të ardhurat. Duke i dhënë një tjetër goditje mbi këdo që do të kryejë transaksione me pasuritë e paluajtshme, duke përfshirë edhe ata që kanë rivlerësuar shtëpitë. Si pasojë çmimet e referencës do të sjellin rritje të menjëhershme të taksës së infrastrukturës, dhe taksës 3% të kontributit të strehimit social”, u shpreh Luigji Aleksi anëtar i shoqatës së Ndërtuesve.

Ndryshimet e vendimit të 2018-s të botuara në fund të muajit korrik 2023 që hynë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare rritën çmimet fiskale të apartamenteve për 32 zonat kadastrale të Tiranës nga 5 deri 76%. Rritja më e lartë ishte në zonën kadastrale 7/4, (Unaza e Re, Fabrika e Miellit, ish-Fusha e Aviacionit, Yzberisht) me 76% dhe në vlerë me 49,300 lekë për metër katror.

Ndërsa për 5 njësitë administrative, si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Pezë çmimet fiskale u shtuan nga 29 deri 60% më shumë se 2018. Për 67 bashkitë e tjera të vendit çmimet e referencës së apartamenteve mbetën të pandryshuara.

Me rritjen e çmimeve të referencës individët do të paguajnë deri në 76% më shumë taksë për ndërtesën nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm nga sa paguanin më parë.  Rritja e çmimeve të referencës rrit automatikisht pagesat e taksës, pasi vlera e ndërtesës llogaritet mbi çmimet e referencës. Sipas Shoqatës së ndërtuesve qytetarët do të paguajnë edhe më tepër tatim mbi të ardhurat kur kryejnë transaksioni shitje-blerje. Në rast shitje të një pasurie të paluajtshme diferenca e vlerës së pronës nga blerja tatohet 15%. Vlera e shitjes së pasurisë së paluajtshme nuk mund të deklarohet nën çmimet e referencës së përcaktuara nga qeveria.

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë ngriti shqetësimin e shtimit të kostove te sektori dhe individët nga VKM-ja me rritjen e çmimeve të referencës edhe në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama. Për këto arsye Shoqata e Ndërtuesve  propozoi që hyrja në fuqi e vendimit me çmimet e rritura fiskale të jetë graduale ose aplikimi kundrejt zhvilluesve të lidhet vetëm me projekte që nisen dhe përfundojnë pas hyrjes në fuqi te vendimit./ MONITOR

Pas

Republikanët do nisin procedurën për shkarkimin e presidentit Biden

Para

Carvajal: Ronaldo më ka frymëzuar të bëhem më i mirë

Para
Carvajal: Ronaldo më ka frymëzuar të bëhem më i mirë

Carvajal: Ronaldo më ka frymëzuar të bëhem më i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

20 mijë euro të padeklaruara u sekuestrohen dy personave në Kakavijë

“Kurrë mos harro”, Gjykata e Elbasanit të dielën seancë

Osmani: Serbisë t’i kërkohet llogaridhënie për veprimet kundër Kosovës

Shërbimet në krye të detyrës për shuarjen e zjarrit në Pishë Poro

Dosja Gërdeci/ Shtyhet në 3 tetor gjyqi për Fatmir Mediun

“Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri të Kosovës”, thotë Kurti

Peshkonin me mekanizma elektrikë, ndalohen 2 persona në liqenin e Shkodrës

Balla në Ministerialin për 20 vjetorin e Konventës së Palermos: Droga po copëton shoqërinë tonë, po krijon terren për krimin

DEA godet grupin kriminal të shqiptarëve në Greqi, kapen 585 kg kokainë

“Problem mbetet pandëshkueshmëria”, Musai: Pak rëndësi kush është në pushtet, opozita jonë është e përgjumur!

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.