04:41 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Shpallen rezultatet përfundimtare: Sa votuan për dhe sa kundër largimit të kryetarëve shqiptarë nga komunat veriore

17:28 | 22/04/2024
në Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpallen rezultatet përfundimtare: Sa votuan për dhe sa kundër largimit të kryetarëve shqiptarë nga komunat veriore

Iniciativa për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë nga udhëheqja e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, dështoi dje.

Vetëm 253 persona votuan, prej 46.556 qytetarëve që kanë pasur të drejtë vote.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të votimit në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut. Nga pak ata që dolën për të votuar në katër komunat veriore, vetëm 18 persona votuan për heqjen e kryetarëve shqiptarë, raporton Gazeta Express.

Në Leposaviq, për largimin e Lulzim Hetemit nga pozita e kryetarit votuan 6 persona, ndërsa 129 votuan kundër.

Në Zubin Potok, të 18 qytetarët që votuan, zgjodhën opsionin “JO”, në përgjigje të pyetjes në fletëvotim se “A pajtoheni që Izmir zeqiri të largohet nga funksini i kryetarit të komunës?”.

Në Zveçan ka votuar vetëm një person, i cili është përcaktuar kundër largimit të Ilir Pecit nga pozita e kryetarit të kësaj komune.

Në Mitrovicën e Veriut pati më shumë vota. 12 persona votuan që Erden Atiq të largohet nga pozita e kryetarit të komunës, kundrejt 99 të tjerëve që votuan kundër kësaj.

“Në këto rezultate përfundimtare mund të vërehet ndonjë ndryshim lidhur me numrin e përgjithshëm të votave nga ato që KQZ ka prezantuar në konferencën e orës 19:30, më 21 prill. Kjo ndodhë për shkak se në këto rezultate përfundimtare janë përfshirë edhe votat nga Votimi me Kusht dhe votat nga Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta. Në raportimet nga dita e votimit, KQZ zakonisht i referohet vetëm statistikave nga vendvotimet e rregullta, ku nuk përfshihet Votimi me Kusht dhe Votimi i Personave me Nevoja të Veçanta (VPNV)”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për Express.

Partia dominuese në veri të Kosovës, Lista Serbe e kontrolluar nga Beogradi, iu bëri thirrje serbëve që të mos marrin pjesë në këtë votim, me arsyetimin se ai është organizuar në atë mënyrë që t’ua mundësojë kryetarëve aktualë të qëndrojnë në udhëheqje të këtyre komunave deri në fund të mandatit.

Për t’u bërë i mundshëm largimi i kryetarëve aktualë të katër komunave veriore dhe organizimi i zgjedhjeve të reja në veri, më shumë se 50%e atyre që kanë të drejtë të votojnë duhet të merrnin pjesë. Praktikisht, tashmë e pamundur.

Nëse votimi nuk do të bojkotohej, mendohej se do t’ua hapte rrugën zgjedhjeve të reja lokale atje, të cilat do të duhej t’i kontribuonin shtensionimit të situatës e cila pas zgjedhjeve lokale të vitit 2023 u përshkallëzua deri në dhunë.

Pas

Sekuestrohet 1 ton hashash në Spanjë, pjesë e grupit edhe shqiptarë

Para

Osmani: 25 vjet paslufte, Kosova shkëlqen si avokate për vlera demokratike

Para
Osmani: 25 vjet paslufte, Kosova shkëlqen si avokate për vlera demokratike

Osmani: 25 vjet paslufte, Kosova shkëlqen si avokate për vlera demokratike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 10% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 82 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

PS kryeson në Gjirokastër pas numërimit të 61 kutive nga 198

PS kryeson në Durrës me mbi 1200 vota ndaj PD, nga 20 kuti të numëruara

Numërohen 46 kuti në Vlorë, PS kryeson me 5286 vota

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

Berat/Pas numërimit të 35 nga 275 kuti, PS kryeson me rreth 2000 vota më shumë se PD

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.