05:50 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shpallën të pafajshëm anëtarët e bandës “Hakmarrja për Drejtësi”, KLD nis hetimin e 5 gjyqtarëve (EMRAT)

13:27 | 14/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Apeli” tek Krimet e Rënda shpall të pafajshëm bandën “Hakmarrja për Drejtësi” të vëllezërve Shyti

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur së fundmi hetimin ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Ky vendim është marrë pasi 5 gjyqtarët vendosën të shpallin të pafajshëm 11 anëtarët e bandës “Hakmarrje për Drejtësi” me në krye vëllezërit Oert dhe Leart Shyti.

KLD do të gjykojë veprimtaritë gjyqësore të pesë gjyqtarëve të dosjes “Hakmarrja për Drejtësi”, konkretisht të: Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Sotiraq Lubonja, Etleva Temo, Stavri Kallço.

“Nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes së transmetuar dhe nga shqetësimi i ngritur nga Presidenti i Republikës, njëherazi kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u konstatua se ka vend që Inspektorati i KLD-së, të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, për akte dhe sjellje që diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale” bën me dije KLD.

Një ditë më parë, ata shpallën të pafajshëm shtetasit: Orik dhe Leart Shytin, Altin Arapin, Dritan Hatën, Gent Cakën, Nikolin Pashaj Novruzaj, Gëzim Gjoni, Kreshnik Spahiu, Roland Shyti, të akuzuar për 17 vepra penale, ndër to: vendosja e bombës tek një supermarket pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave të ndryshme dhe arkave të shtetit.

Ky vendim i papritur u ndoq nga reagime të shumta si ai i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryedemokratit Lulzim Basha, të cilët akuzuan Ramën se shpalli të pafajshëm djemtë e xhelatit komunist, por dhe nga deputetë nga radhët e PD-së dhe PS-së.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i vajzës së ish-drejtorit të Burgjeve Bujar Koloshi, e cila shkroi se ia vranë për herë të dytë babanë.

Ndërsa Orik Shyti u shpreh pas vendimit të Apelit se janë të pafajshëm “për të gjitha akuzat e ngritura djallëzisht dhe të mbrojtura egërsisht nga Sali Berisha”. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: bandaHakmarrja per Drejtesihetimkld
Pas

”Shpërdorim detyre”, Partia Demokratike kallzon në Prokurori Avokaten e Shtetit Hiçka

Para

Brukseli: Kriza politike në Maqedoni, dëmton xhepin e qytetarëve

Para
Këto janë ngjarjet më të rëndësishme për 2016-ën në Maqedoni (VIDEO)

Brukseli: Kriza politike në Maqedoni, dëmton xhepin e qytetarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.