Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se ditën e hënë me 25 Nëntor do të votojë 8 prokurorët të cilët do të nisin për herë të parë punën për Prokurorinë e Posaçmë Anti-Korrupsion, njohur ndryshe si SPAK.
Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje sipas njoftimit të KLP-së, do të shpallet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK.
Ndërkohë në këtë mbledhje të thirrur nga Gent Ibrahimi do të jenë të prezentë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar.
Këta janë tetë prokurorët që pritet të miratohen:
Altin Dumani
Arben Kraja
Behar Dibra
Edvin Kondilli
Elida Celami(Kaçkini)
Ened Nakuçi
Enkeleda Millonai
Klodian Braho
(F.GJ/FAXWEB.AL)