Policia ka arrestuar shtetasi Eduard Koka 45 vjeç. Ai shpërndante kanabis në zona të ndryshme. Nga kontrolli fizik i kryer ndaj këtij shtetasi në lagjen “Gurra”, Lezhë, spolicia gjeti një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 7 maska dhe 4 armë të ftohta, dy thika dhe dy përforcues grushti që dyshohet se përdoreshin nga 45-vjeçari për qëllime kriminale.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Vijojnë me intensitet të lartë planet operacionale mbarëkombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Tempulli 2”.
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, operacioni policor i koduar “Gurra”.
Mbante në banesë 7 maska dhe 4 armë të ftohta, si dhe shpërndante doza cannabisi, vihet në pranga 45-vjeçari.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas të dyshuar të implikuar në disa veprimtari kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.
Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. K., 45 vjeç, banues në Lezhë.
Nga kontrolli fizik i kryer ndaj shtetasit E. K., në lagjen “Gurra”, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza, të gatshme për shitje. Më tej, në banesën e këtij shtetasi, në të njëjtën lagje, gjetën 7 maska, të cilat dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.
Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të provuar plotësisht veprimtarinë kriminale të shtetasit E. K..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post