Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama që rikonfirmoi se nuk do të pranojë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa tha se është i gatshëm për një marrëveshje të dytë me Lulzim Bashën në çdo kohë.
Rama u përgjigj mbrëmjen e sotme edhe për kërkesën e vazhdoushme të opozitës për shpërndarjen e parlamentit, si dhe referimin që i ka bërë disa herë presidenti Ilir Meta kësaj teze, duke mos e përjashtuar si mundësi.
Blushi paralajmëron me anë të një njoftimi në rrjetet sociale se Rama do të takohet shumë shpejt me popullin, ndërsa e quan “Gruaja e Bilalit”.
“Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”
(F.GJ/FAXWEB.AL)