10:43 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthen Sonila Meço: Sot faturat e çdo fasade kanë vlerat e marra nga xhepat tanë

17:55 | 10/06/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërthen Sonila Meço: Sot faturat e çdo fasade kanë vlerat e marra nga xhepat tanë

Gazetares Sonila Meço duket se i ka ardhur në majë të hundës situata politike, ajo ka shkruar në profilin e saj në rrjetet sociale se sot nuk përgjigjet askush si u përdor paraja e secilit nga ne, gëzuar paratë që na marrin e i (sh)përdorin pa na pyetur! Ndërkohë cila qe batuta e ditës? shkruan gazetarja.

“As arroganca, as sarkazma e as batutat pa lezet e jo korrekte nuk e rrëzojnë një ofiqar, por vetëm drejtësia e përgjegjësia përballë korrupsionit, vjedhjes së parasë publike e shpërdorimit të saj.

Sot nuk ka debat ideologjik, sot nuk ka bilanc, sot nuk diskutohet kush e shndërroi Shqipërinë në kryeqendrën e kanabisit, sot nuk merret kush me efikasitetin e koncensioneve në shëndetësi, me produktin e reformës arsimore, me korrupsionin dhe administratën e militantëve, sot nuk përgjigjet askush si u përdor paraja e secilit nga ne, për të rilindur qytetet, për të përcëlluar palmat autostradave. Sot, nuk përllogaritet sa investitorë të huaj i janë larguar këtij vendi, sa ka arritur kostoja e gjyqeve të humbura nëpër gjykata ndërkombëtare nga veprime arbitrare. Sot nuk analizohet pabarazia që ka marrë pamjen e betonit në rrokaqiej, sot nuk shpjegon askush, pse jemi më pak konkurrentë në rajon dhe ku ndodhet ekonomia.

Sot faturat e çdo fasade kanë vlerat e marra nga xhepat tanë, taksat që ne paguajmë. Andaj nëse shmangim pyetjet thelbësore se ku shkon djersa e çdo shqiptari, atëherë ajo do vijojë të rrjedhë vetëm për një grusht prej tyre.

Gëzuar paratë që na marrin e i (sh)përdorin pa na pyetur! Ndërkohë cila qe batuta e ditës?”

(S.SH/Shuplaka) 

 

 

 

Etiketa: paratesonila meco
Pas

Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Vetëm koka e marrshit ka për t’i ngelur në dorë (VIDEO)

Para

“Njerëz pa ide”, Petrit Vasili sulmon Ramën dhe Bashën

Para
“Njerëz pa ide”, Petrit Vasili sulmon Ramën dhe Bashën

“Njerëz pa ide”, Petrit Vasili sulmon Ramën dhe Bashën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Automjeti përfshihet nga flakët në ecje në Qafë-Thanë

E rëndë në Tiranë! Qeni kafshon 3-vjeçarin, nisin hetimet për pronarin

Durrës/ Policia kontrollon nivelin e zhurmave në zonat turistike, asnjë shkelje e konstatuar

443 kuti të hapura në Tiranë: Rënie votash për PS, PD dhe ‘Mundësinë

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

“Plazhi i Lirë” /Policia çliron hapësirë publike në Golem, sekuestron 100 çadra dhe shezlongë

Kapet me doza kanabisi gati për shitje, arrestohet 48-vjeçari në Kuçovë

Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku Adams vishet kuq e zi: Mezi pres të vij në Shqipëri

Komandanti i ushtrisë iraniane: Do të ketë një ‘përgjigje të fortë’ ndaj sulmeve të SHBA-së

Velipojë/ Rrezikoi pushuesit duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, drejtuesi i skafit gjobitet me 1 mln lekë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.