Në qytetin e Durrësit ka ndodhur një shpërthim eksplozivi pranë një banese. Bëhet fjalë për vilën 3 katëshe që ndodhet në lagjen 15, në Porto Romano në këtë qytet dhe i përket Fetah Mataj.
Duhet të sjellim në vëmendje që Mataj ka qenë i dënuar me 10 vite burg dhe kam vetëm pak kohë që ka dalë nga burgu. Po kështu nga shpërthimi i eksplozivit ka pasur vetëm dëme materiale.
“Unë jetoj lart bashkë me gruan dhe dy djemtë. Ishte ora 01:30 kur dëgjova shpërthimin dhe u tmerruam, ishte shumë i fortë. Zbrita poshtë. Poshtë ishte shkatërruar, njoftova policinë, sapo morëm veten. Unë nuk kam konflikte me njeri, nuk e di kush mund ta ketë bërë këtë dhe as pse”, thotë Mataj për Panorama. (J.V/Shuplaka)