Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po mbledhin informacion mbi shpërthimet e ‘pagers’ (pajisje komunikimi) në Liban.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha në një konferencë se SHBA nuk ishte e përfshirë në incidente dhe nuk e dinte se kush ishte përgjegjës.
Ai shtoi më tej se SHBA-të ishin të shqetësuara për çdo incident që mund të përshkallëzonte tensionet në Lindjen e Mesme dhe theksoi se dëshironte të shihte një zgjidhje diplomatike midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Miller u shpreh gjithashtu se është shumë herët për të gjykuar se si shpërthimet mund të ndikojnë në bisedimet e vazhdueshme të armëpushimit.
“Ne po mbledhim informacione për këtë incident,” tha zoti Miller.