Kjo është video e plotë e shpërthimit të frikshëm në autostradën e Bolonjës. Ngjarja rëndë ndodhi sot pasdite, ku autoboti me lëndë djegëse u përplas me një kamion dhe brenda pak minutash u përfshi nga flakët, duke marrë përmasa gjigante.
Të paktën 2 të vdekur dhe 70 të plagosur, numërohen deri më tani megjithatë autoritetet i druhen faktit se numri i viktimave mund të rritet.
Nga shpërthimi u rrëzua pjesa e një ure, ndërsa zjarri u përhap pranë një parkingu duke çuar në shpërthime të tjera.
Ajo që bën përshtypje është se shoferi i autocisternës kishte tërë kohën e nevojshme në dispozicion për të frenuar, por nuk e bën diçka të tillë duke bërë që të përplaset me automjetin para tij dhe shkaktuar tragjedinë.(J.D.FAXWEB)