18:51 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpëtim Idrizi takohet me Albin Kurtin, ja për çfarë u diksutua gjatë takimit

15:13 | 12/10/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpëtim Idrizi takohet me Albin Kurtin, ja për çfarë u diksutua gjatë takimit

Një përfaqësi e PDIU e kryesuar nga kryetari z. Shpëtim Idrizi u takua dje me Albin Kurtin dhe përfaqësues të lartë të Lëvizjes Vetvendosja në Kosovë.

Idrizi shprehu vlerësimin e tij për aktivitetin e Vetvendosjes në shërbim të çështjes kombëtare dhe për qëndresë e punën e Albin Kurtit për të ndryshuar gjendjen e Kosovës dikur në pushtim, e sot si një demokraci që po konsolidohet. Zgjedhjet ishin një test i kaluar me sukses e përbëjnë një model rotacioni, si për standartet që ruajtën ashtu edhe për rezultatin e tyre. Vota e qytetarëve të Kosovës solli një risi në politikën e vendit duke nxjerrë në skenë një brez të ri por me shumë përvojë politikanësh e së bashku me Vjosa Osmanin e LDK, e cila solli një risi të padiskutueshme në këto zgjedhje, do krijohet mundësia për një politikë të re e të suksesshme. “Këto zgjedhje kane turbulluar dhe ujrat e ndenjura të kënetës së politikës Shqiptare dhe shpresoj që pranvera e Kosovës të vijë dhe në Shqipëri” theksoi z. Idrizi.

VV dhe PDIU kanë patur qysh herët një bashkpunim të suksesshëm si Parti që në fokusin e aktivitetit të tyre kanë çështjen kombëtare. Sot është momenti që bashkpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë të kthehet real e të kalojmë drejt një bashkimi ekonomik, që do jepte mundësinë e rritjes së punësimit dhe konsiderimin si një treg i madh e atraktiv për investimet e huaja. Gjatë takimit u diskutua lidhur me nevojën për të përafruar realisht sistemin arsimor e për të krijuar një model ekonomik që nuk ka barriera artificiale si ato që janë sot. Përtej deklaratave të zjarrta politike sot duhet të jetë koha për të vepruar në dobi të shqiptarëve me hapa real e duke realizuar rikthimin e shpresës në Shqipëri e Kosovë.

Lidhur me krijimin e të ashtuquajturit Schengen Ballkanik, z.Idrizi e vlerësoi si një hap jo të nevojshëm që rikthen nocione të vjetra politike si ajo e ish-konfederatës Jugosllave dhe theksoi se në Shqipëri është e nevojshme të shohim marrëdhëniet me Serbinë duke mbajtur gjithmonë parasysh interesin e Kosovës. Objektivi ynë kryesor është të integrohemi në Europë e jo të kërkojmë artifice që nuk ndihmojnë as Kosovën e as Shqipërinë.

Sigurisht që me një kryeministër si Albin Kurti, Tirana zyrtare do të moderojë qëndrimin e saj e nuk mundet të ushtrojë më as sjellje paternaliste e as të krijojë iluzione të epërsisë intelektuale sepse do të stononte dukshëm e do rrezikonte të bëhej qesharake.

Albin Kurti vlerësoi mbështetjen e qytarëve të Kosovës në këto zgjedhje dhe theksoi se puna e ardhshme do duhet të përqëndrohet në rritjen e mirqënies së tyre dhe rritjen e dinjitetit të shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Bashkimi ekonomik dhe përafrimi i sistemeve tona arsimore e ekonomike duhet të jenë prioritet real në punën tonë.

Etiketa: albin kurtipdiushpetim idrizi
Pas

“Kishte plumba nga të gjitha anët”, gazetarja ‘plas’ bombën: Policia fshehu provat në Kavajë, gjithçka lidhet me linjën e kokainës!

Para

E bëri për një lekë për rolin e Shote Galicës, ish-aktorja e Portokallisë i përgjigjet me fyerje gazetares kosovare

Para
E bëri për një lekë për rolin e Shote Galicës, ish-aktorja e Portokallisë i përgjigjet me fyerje gazetares kosovare

E bëri për një lekë për rolin e Shote Galicës, ish-aktorja e Portokallisë i përgjigjet me fyerje gazetares kosovare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Në përfundim spitali modern i Kardiokirurgjisë, Rama: Kapacitet operativ mbi 1 mijë raste në vit

Kryetari i bashkisë shkodër njofton zhvendosjen e koncertit të Bujar Qamilit nga stadiumi “Loro Boriçi” në sheshin para bashkisë, për të ruajtur fushën dhe harmoninë e qytetit

Strehimi me kredi të buta, 1,100 qytetarë në listën e përfituesve

Retorikë e Ashpër mes Trump dhe Khamenei: SHBA dhe Irani në Përplasje të Forta për Konfliktin në Lindjen e Mesme

Gazment Bardhi në Strasburg: Zgjedhjet e 11 Majit Regres për Shqipërinë, Denoncon Përdorim të Burimeve Shtetërore dhe Shkelje të Standardeve Zgjedhore

Bisedë Putin–Emiratet e Bashkuara, zbardhen detajet mbi çështjen iraniane

Taulant Balla: Qeveria dhe Opozita kanë arritur hapa të rëndësishëm për reformën zgjedhore, reforma nis menjëherë në shtator

SHBA dërgon aeroplanmbajtësen e tretë pranë brigjeve të Izraelit

Rrëzimi i avionit në Indi/ I mbijetuari i vetëm i jep lamtumirën vëllait

Trump: Lufta s’ka mbaruar, dorëzimi pa kushte i Iranit do të thotë fund i kërcënimeve bërthamore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.