Një nënë në Korenë e Veriut rrezikon të burgoset për shkak se ka shpëtuar nga zjarri dy fëmijët e saj dhe ka lënë të digjen portretet e liderëve të vendit, përfshirë edhe të Kim Jong Un. Shtëpia e saj u përfshi nga flakët dhe instikti e çoi tek fëmijët për t’iu shpëtuar jetën.
Por tani ajo është nën hetim nga Ministria e Sigurisë së Shtetit, e cila po heton çdo veprim të kryer nga gruaja pas rënies së zjarrit. Në Korenë e Veriut është ligj që portretet e liderëve të vendit të varen nëpër mure, por tani që ato u dogjën, shihet si sakrilegj.
Sipas ligjit, Kim Jong Un duhet të trajtohet në shtëpitë e gjithësecilit siç trajtohen meshkujt e familjes dhe fakti që fotografia e tij u dogj përbën një krim të rëndë. Frika se mund të dënohen edhe ata për krim politik bëri që as fqinjët e nënës të mos afrohen për ta ndihmuar.