Gëzim Krasniqi, mbrojtësi 28-vjeçar I Partizanit ka njoftuar se nuk do të jetë më futbollist i Partizanit. Por kjo jo sepse ai ka dashur të largohet por siç kuptohet nga postimi i tij në rrjetet sociale Krasniqi është larguar nga drejtuesit.
Ai etiketon trajnerin Starova si përgjejgësi për largimin e tij, ndërsa nuk kursen ironinë edhe për drejtorin sportive Olsi Ramën për ‘sinqeritetin’ e treguar.
“Nga tani ju bej me dije qe nuk jam me pjese e klubit fk partizani … falenderoj te gjithe ata qe me perkrahen keto sezone ketu ,falenderoj tifozat per mbeshtetjen ,falenderoj Sulejman staroven per largimin tim nga fk partizani qe arsyet i din vetem ai ,falenderoj drejtorin Olsi Rama per sinqeritetin qe tregoi ndaj meje ..Shpresoj qe gabimi dhe e keqia klubit te kemi qen ne .. i uroj suksese klubit dhe skuadres ne pjesen e mbetur te kampionatit..”, shkruan Krasniqi në Instagram.
Kujtojmë që Partizani këtë sezon ka zhgënjyer me formën e tij në kampionat. Ndryshe nga sa pritej ekipi I kuq ka patur një krizë të vazhdueshme rezultatesh, çka çoi edhe në largimin e trajnerit Mark Iuliano. Ndërkohë klubi nuk pranoi dorëheqjen e Starovës pas humbjes poshtëruese 5-0 nda Luftëtarit. (B.H/Faxweb)