13:04 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shqipëria Bëhet”, lëvizja e re me Adriatik Lapajn prezantohet për publikun më 18 shtator

Gjatë këtij eventi do të prezantohet ekipi, programi, kauzat dhe hapat e mëtejshëm

17:35 | 15/09/2023
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shqipëria Bëhet”, lëvizja e re me Adriatik Lapajn prezantohet për publikun më 18 shtator

Adriatik Lapaj

“Shqipëria bëhet”, do të jetë lëvizja më e re qytetare, e cila do të prezantojë platformën e saj më 18 shtator. Nëpërmjet një njoftimi, thuhet se në orën 18:30 do të prezantohet ekipi, programi, kauzat dhe hapat e mëtejshëm.

Njoftimi: Të nderuar përfaqësues të medias, me rastin e nisjes së lëvizjes qytetare “Shqiperia Bëhet”, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në aktivitetin zyrtar të prezantimit me publikun dhe median:

E hënë, 18 shtator 2023, ora 18:30,  pranë zyrave tona, rruga ‘Jeronim De Rada’ Tiranë.

Gjatë këtij eventi do të prezantohet ekipi, programi, kauzat tona dhe hapat e mëtejshëm.

Duke shpresuar në bashkëpunim të frytshëm nga ky moment e në vijim, do e vlerësonim prezencën tuaj dhe pasqyrimin mediatik.

Më 4 shtator, aktivisti Adriatik Lapaj ka shpërndarë një video në rrjetin e tij social Facebook. Në të flitej rreth demokracisë dhe sistemit zgjedhor, ku theksohej ndryshimi i tij në lista të hapura.

“Shqipërisë i duhet një demokraci që funksionon, ku qytetari ka zë dhe vota ka vlerë. Ku qytetarët jo thjesht votojnë, por zgjedhin, ku kandidatët nuk zgjidhen nga kryetarët, por qytetarët. Ku të zgjedhurit mbajnë përgjegjësi ndaj qytetarëve. Shqipëria bëhet, kur njerëzit kanë zë dhe zëri i tyre dëgjohet. Ndaj duhet hapur gara. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, lista 100% të hapura. Nuk ka forcë më të madhe se populli kur bashkohet. A je gati? 18 shtator”, shkruhej në video.

Prej kohësh Lapaj ka paralajmëruar në media, fillimin e një lëvizje të re, e përbërë sipas tij nga qytetarë intelektualë të cilët do të luftojnë për parime pro-demokratike.

Ende nuk ka një informacion të plotë rreth kauzave që do të përfaqësojnë anëtarët e kësaj lëvizje, megjithatë, aktivisti ka theksuar shpeshherë listat e hapura dhe referendumet.

(Xh.H/FaxWeb.al)

Etiketa: Adriatik LapajShqipëria bëhettirane
Pas

Çështjet politike, ekonomike dhe klimatike në qendër të takimit vjetor të OKB-së

Para

Çfarë do të bëhet pas bisedimeve të pafrytshme në Bruksel?

Para
Çfarë do të bëhet pas bisedimeve të pafrytshme në Bruksel?

Çfarë do të bëhet pas bisedimeve të pafrytshme në Bruksel?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pogradec/ U largua nga banesa mbi 3 javë më parë, gjendet i pajetë 77-vjeçari i zhdukur

PL: Mungesa e ujit të pijshëm, interpelancë urgjente në Këshill me Ermal Dredhën

“Protestuesit kanë bërë thirrje për konflikt civil”, Vuçiç me tone të ashpra pas tubimeve në Beograd: Arrestimet nuk do të ndalojnë, s’ka falje!

Kakavijë/ U kap me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e pëson gruaja e moshuar

Aksident në Dimal/ Makina përplas 82-vjeçarin me biçikletë, autori largohet nga vendngjarja, arrestohet më pas

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 39-të konstituimi i Kuvendit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, përfundon në pranga 44-vjeçari shqiptar

Shpërndante kokainë, kanabis e MDMA në zonën e plazhit, përfundon në pranga 36-vjeçari në Himarë

Vangjeli: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie

Erdion Muho del nga burgu, Apeli ndryshon masën për atentatin me tritol në Sarandë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.