02:38 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria e shpalli “non grata”, në Turqi ishte arrestuar, Azerbajxhani kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, kush është Eleni Theocharous

09:51 | 11/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria e shpalli “non grata”, në Turqi ishte arrestuar, Azerbajxhani kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar, kush është Eleni Theocharous

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall person i padëshirueshëm në shtetin shqiptar, pas një vendimi të bërë publik nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Arsyeja e këtij vendimi lidhej me shfaqjet e përsëritura ekstremiste të eurodeputetes dhe prononcimet e saj që nxisin urrejtje dhe cenim të rendit kushtetues të Shqipërisë.

Theocharous reagoi pas vendimit të Shqipërisë dhe njoftoi se do të flasë për Kacifën edhe para Parlamentit Evropian të hënën, ndërsa shpalljen “non grata” në Shqipëri e konsideroi si “titull nderi”.

“Të shpallem person non-grata në Shqipëri, është një titull nderi, pasi vihem në shënjestrën e regjimit diktatorial e të korruptuar të Edi Ramës. Ky vendim nuk mund të zbehë rezistencën time, apo pasionin tim për ruajtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e Vorio Epirit”, deklaroi Theocharous.

Por kush është eurodeputetja Eleni Theocharous

Eurodeputetja Eleni Theocharous ka lindur në vitin 1953 në Qipro. Është me profesion kirurge. Është bërë pjesë e politikës si pjesë e ‘Lëvizjes Solidare”. Nga viti 2001 deri në vitin 2009 ka qenë anëtare e Dhomës së Përfaqesuesve të Qipros. Në vitin 2009 u zgjodh për herë të parë eurodeputete ndërsa në vitin 2014 për herë të dytë.

Në vitin 2015 doli si kandidatë e pavarur ndërsa në vitin 2016 ajo doli në mbështetje të tezës për ndryshimin e qëndrimeve ndaj Qipros duke bashkëpunuar me grupet nacionalistë greko-qipriote, shkruan Scan Tv.

Në Parlamentin Europian është pjesë e grupit të konservatorëve dhe reformatorëve europiane. Aktualisht është pjesë e Komitetit të Peticioneve në Parlamentin Europian, ndërsa më parë ka qenë anëtare e komitetit të zhvillimit apo Komitetit për Punët e Jashtme.

Në karrierën e saj, shënohen edhe disa përplasje që kanë çuar në arrestime apo kërkesa për arrestime.

Në mars të vitit 2011, ajo u arrestua sëbashku me tre eurodeputetë të tjerë nga ushtria turke ndërsa zhvillonte një vizitë në Famagusta të Qipros për të parë gjendjen e monumenteve e të ndërtesave fetare.

Ndërsa në vitin 2017, Azerbajxhani lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për eurodeputeten Theocharous dhe dy eurodeputetë të tjerë që ishin mes 100 vëzhguesve nga 30 vende gjatë referendumit. Kërkesa në fakt nuk u pranua nga Interpoli.

Tashmë, Shqipëria e ka shpallur “non grata” eurodeputeten, sëbashku me 52 shtetas të tjerë, me akuzën se në manifestimet e pak ditëve më parë në Bularat të Gjirokastrës kanë cënuar rendin kushtetues shqiptar, sigurinë publike e kanë bërë thirrje ekstremiste. (B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Eleni TheocharousEurodeputetja qipriote
Pas

FOTO/ Ish-lojtari i Napolit la futbollin për t’u dëfryer: Mos prisni të keni gjithçka për të shijuar jetën

Para

“Trimërinë mbas lufte e urtësinë mbas kuvendit s’e ha as qeni”

Para
“Trimërinë mbas lufte e urtësinë mbas kuvendit s’e ha as qeni”

"Trimërinë mbas lufte e urtësinë mbas kuvendit s’e ha as qeni”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.