Shqipëria jo pak herë në politikën e jashtme ka shprehur shenja të papjekurisë, apo të vendimeve të dyzyuara.
Kjo po ndodh së fundi dhe me pozicionin tonë sa i përket zhvillimeve në rripin e Gazës. Pavarësisht votës kundër në OKB, Shqëipëria ka qenë e pranishme në hapjen e ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem dhe njëkohësisht është bësrë pjesë dhe e Konferencëstë Shteteve Islamike.
Të ftuar në ‘’Fax News” pedagogu Pirro Prifti dhe historiani Olsi Jazexhi janë shprehur se vendi ynë ndodhet midis dy zjarreve.
Jazexhi: Qesharakja e politikës së Shqipërisë është se çon ambasadorin e saj në mbështetje të agresionit të Izraelit me mbështetjen nga SHBA, dhe nga ana tjetër voton kundër në OKB. Shqëipëria nuk ka një politikë të jashtme të saj, po shkon andej nga fryn era. Krimet që Izraeli kreu në Gaza janë denoncuar nga shumë vende të botës, përfshirë Rusinë dhe ato europiane.
Prifti: SHBA-të po e humbasin superfuqinë e tyre mbi botën, pasi në skenë ka dalë dhe Rusia dhe Kina. Përplasja e këtyre superfuqive ka bërë që Shqipëria të mos ketë një politikë të vetën të jashtme. Për mua Shqipëria nuk ka bërë gabim që ka marrë pjesë në konferencën islamike. Nuk mendoj njësoj si Tritan Shehu.
Jazexhi: Në fakt problemi më i madh që kanë shqiptarët janë pikërisht njerëzit si Tritani të cilët janë myslimanë dhe janë konvertuar në katolikë apo besime të tjera. Mes palestinezëve që po theren çdo ditë nuk janë vetëm myslimanë, po janë edhe ateistë dhe të krishterë ortodoksë dhe katolikë.
Prifti: Unë e justifikoj heshtjen e ministrisë së jashtme pasi përfaqësuesi që ishte në Konferencën Islamike ishte ambasadori, dhe roli që kishte ishte ai i vëzhguesit. Ne kemi mbajtur disa herë qëndrime pro Izraelit dhe herë të tjera pro Palestinës.
Jazexhi: Qeveria jonë dhe ministria është në hall të madh. Herë do të tregoj që është e pavarur nga amerika, dhe në anën tjetër është nën presionin e ambasadës izraelite dhe amerikanë në Tiranë.
Të dy të ftuarit kanë theksuar që roli i Shqipërisë është shumë i vogël krahasimisht me atë që po ndodh në skenën e madhe botërore.
PD përmes deputetit Tritan Shehu është shprehur se Shqipëria ka gabuar me pjesëmarrjen e saj në Konferencën e Shteteve Islamike, pasi kjo mund të përkthehet në një qëndrim kundër amerikës, aleatit tonë strategjik.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post