00:42 | 26/09/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptarët shpenzojnë mbi një vit për shitjen e pronave, cilat më shiten më shpejt e cilat me vështirësi

07:50 | 26/04/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Gjitha
0
Shqiptarët shpenzojnë mbi një vit për shitjen e pronave, cilat më shiten më shpejt e cilat me vështirësi

Që nga momenti i nxjerrjes në shitje të pronës dhe deri në finalizimin e procesit, shqiptarëve u duhet një vit kohë.

Agjencitë imobilare në vend kanë raportuar për llogari të një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë se koha për shitjen e një prone në Shqipëri përkon me 13.7 muaj.

Në fakt, agjentët pohojnë se në gjashtëmujorin e dytë, koha mesatare për shitjen e pronave u rrit me dy muaj.

Më shpejt bëhet shitja e pronave në bregdet, të cilat nuk duan më shumë se 8-10 muaj, ndërsa më shumë vështirësi ka në shitjen e tyre në qendrat urbane dhe në Tiranë, ku duhen relativisht 15 muaj.

Ekspertët e sektorit vlerësojnë se koha për shitjen e pronave lidhet së pari me kërkesën që ofron tregu në një periudhë të caktuar për pasuri të paluajtshme.  Por, nga ana tjetër, tregu i pasurive në vendin tonë është nën presionin e paligjshmërisë. Shpesh pronat, edhe pse dalin në shitje, kanë probleme me Hipotekën dhe me detyrime të pashlyera nga zotëruesit e mëparshëm, gjë që e bën gjithnjë e më të vështirë shitjen e tyre.

Sipas agjentëve, rreth 68% e pronave për banim dhe për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Kjo shifër shënon rritje të lehtë në krahasim me vlerën prej 65% të raportuar në periudhën paraardhëse. Pjesa e çmimit të shitjes së pronës që është mbuluar me kredi (LtV) vlerësohet rreth 53%, ose diçka më lart në krahasim me periudhat e mëparshme.

Agjentët janë optimistë për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë në të ardhmen afatshkurtër dhe ndjeshëm më pozitivë për periudhën afatgjatë (deri në dy vjet).

Numri i pronave që pritet të regjistrohen për shitje gjatë periudhës në vazhdim, vlerësohet në rënie, ndërsa lidhur me ecurinë e mëtejshme të çmimeve të pronave të paluajtshme, agjentët nuk presin ndryshime të ndjeshme./ Revista Monitor

Etiketa: pronashitja
Pas

Soros ‘’përzihet’’ nga Orban, i kërkon ndihmë BE-së

Para

Të gjithë folën, Meta jo. Çfarë pritet të bëjë kreu i LSI-së

Para
Të gjithë folën, Meta jo. Çfarë pritet të bëjë kreu i LSI-së

Të gjithë folën, Meta jo. Çfarë pritet të bëjë kreu i LSI-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *










Të Fundit

Momenti kur sulmuesit serbë ikin maleve nga autoritetet e Kosovës (VIDEO)

Shoferin e dehur e zuri gjumi në timon dhe vrau policin që shkoi ta zgjonte

DASH: Rusia ka treguar se nuk është një partner i besueshëm

Orban: Ratifikimi i anëtarësimit të Suedisë në NATO nuk është urgjente

Sfidat e Kosovës përballë Serbisë dhe Shqipërisë!

Librazhd/ Përplasen mjetet e drejtuara prej dy të rinjve

Përtej dhimbjes për ushtarin dëshmor të Kosovës!

I dënuar në burgun e Beratit, vdes 57-vjeçari gjatë operacionit në Senatoriumin e Tiranës

Prokurori Abazi: Të arrestuarit në Banjskë, “shtetas të Serbisë”

Lajçak takim urgjent me Escobarin dhe këshilltarët e Scholzit, Macronit, Melonit: Konsultime intensive për Kosovën

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.