Tirana u trondit paraditen e sotme nga një krim I rëndë brenda familjes Çapoku në zonën e Paskuqanit pasi kunati goditi me sende të forta në kokë konatën e tij e cila gjeti për pasojë vdekjen.
Erdet Çapoku vrau kunatën e saj dhe ka dëshnmuar në polici se kishte konflikte të vazhdueshme me Enkeleda Çapokun ndërsa në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë në gjendje të dehur, diçka të cilën e ka dëshmuar edhe Policia.
Për këtë ngjarje është mësuar se Enkeleda ka pasur më parë një urdhërt mbrojtjeje pasi kishte denoncuar disa herë kundatin e saj, ndërsa bashkëshoprti i cili ndodhet në burg në Greqi e kishte paralajmëruar gruan e tij të bënte kujdes.
Për të folur për këtë çështje dhe se si lëshohen urdhërat e mbrojtjes gjithashtu edhe si zbatohen ato, në studion e lajmeve të Fax Neës ishte I ftuar të flise avokati Ylli Kameri.
Ai tha se në vitin 2007 hyri në fuqi ligji për urdhërin e mbrojtjes që të sigurohej mbrojte nga shteti ndaj vitktimave të dhunës, por ka shprehur edhe kritika të forta në lidhje me ekspertët që mungojnë në këtë kuadër si dhe funksionimin e tyre pasi lëshohen nga gjykatat.
“Nuk ishte asgjë tjetër veçse një zgjatim i Kushtetutës ndoshta i vedndosur nga presioni ndërkombëtar për të përafruar legjislacionin. Kemi kaluar një periudhë si ajo e 1997 kur kishim një popull të armatosur, kishim një shoqëri kur shteti ishte i shkëputur nga qytetari pasi ky i fundit nuk e shikonte ndikimin e tij. Në këtë kontekst u miratua edhe ky ligj i cili ishte i ri për të gjithë por sidomos për Gjykatën e cila nuk e kuptoi drejt rolin e këtij ligji për familjen dhe shoqërinë.
Sot thuhet e fitova gjyqin për dhunën në familje ose e humba këtë gjyq. Kjo ka sjell një moskuptim ose zbatim të gabuar në raste të veçanta të këtij ligji. Besoj se në këto raste të veçanta është edhe ngjarja e sotme, besoj sepse nuk e kam si informacion pasi nuk e kam lexuar dosjen. Dhuna në familje përfshin një rreth të ngushtë personash dhe urdhëri parashikon ndërhyrjen e shtetit në cënim fizik, ekonomik, dhuna morale, që është fyerja brenda familjes, cënimi social, që mund të jetë të heqësh bashkëshorten nga puna apo ta punësosh pa dëshirë etj. Për këto lloj dhune brenda anëtarëve të familjes, shteti ka të drejtë dhe detyre të të mbrojë nëse kërkohet urdhër mbrojtje ose urdhër i nevojshëm mbrojtjeje, por ka edhe raste që ofrohet urdhër i menjëhershem. Personi që ngre padi duhet ta kuptojë se urdhër i menjëhershëm kërkohet kur sapo ka ndodhur dhuna. Në rast se pranohet nga Gjykata jep efekte të menjëhershme dhe merren disa masa, që janë ndërprerja e komunikimit mes personave, mbajtja në distance nga njerëzit e konfliktuar. Në këtë moment pala e dhunuar merr vendimin e gjykatës dhe njërën kopje e dërgon tek komisioneri dhe tjetrën tek përmbaruesit”, tha Kameri në Kameri.
Por pse nuk zbatohen këto urdhëra?
“Në çështjet e urdhërave të mbrojtjes nuk ka çështje të fituara dhe çështje të humbura, e rëndësishme është që personat që merren me këtë çështje duhet të ketë specializimin e duhur, sepse marrëdhëniet mes personave janë agresive dhe duhet të shkarkohen këto valvula të nxheta. Për të ekzekutuar një urdhër mbrojtjeje duhet të merren sepecialistët të përkushtuar në këtë punë, dhe fatkeqësisht momentalisht nuk i kemi. Ka ndodhur edhe problem i abuzimit me urdhërin e mbrojtjes, persona që nuk kishin shkaqe për ta marrë atë, e kanë shfrytëzuar për të përzënë nga familja dikë dhe ti marrë kompetenca, pra janë banale në një farë mënyre disa prej tyre.
Ndërmjetësimi mes dy personave që kanë konflikt në familje, nuk janë përfshirë në këtë ligj, gjë që i lë njerëzit gjithë jetën në dyer të gjykatës. Shteti dhe familja janë të ndara, por në këtë rast shteti është futur në familje pavarësisht se është krejt ndryshe prej tij. Ne konstatojmë mungesën e aktivitetit të shtetit për garantimin e mbrojtjes së njeriut është e parashikuar në Kushtetutë”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)