18 maji shënon ditën e paradës të Krenarisë, një marshim simbolik që synon ndërgjegjësimin e njerëzve mbi të drejtat që kanë dhe që duhet të kenë anëtarët e komunitetit LGBTQ.
Edhe sot, njerëz që i përkasin këtij komuniteti kanë marshuar në Tiranë, në parkun Rinia për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Ata kanë dalë me parullën ‘Shteti hesht, ne guxojmë’ dhe të veshur me ngjyrat e flamurit simbolik të këtij komuniteti.