Pándemia e korònavirusit ka shkaktuar pánik në mbarë botën, por mijëra banorë të një shteti nuk kanë dëgjuar për vdèkjet e shumta të shkaktuara nga Còvid-19. Bëhet fjalë për Myanmarin pasi ndërprerja e internetit një vit më parë i ka ízoluar totalisht dhe nuk kanë informacione për situatën në botë.
Së fundmi, aktivistë të të Drejtave të Njeriut po i kushtojnë rëndësi rrèzikshmërisë që po sjell ndërprerja e internetit dhe mungesa e informacionit për banorët. Myanmar është një komb në Azinë Juglindore me më shumë se 100 grupe etnike, në kufi me Indinë, Bangladeshin, Kinën, Laos dhe Tajlandën dhe ka një popullsi prej 53.71 milionë banorë.
Më 21 qershor 2019, u vendos ndërprerja e internetit për shkak të lùftimeve të ushtrisë së vendit me një pakicë etnike, Rakhnine. Pritet që ushtria të përballet me akùzën për gjenocid dhe mízori të kryera ndaj pakicave etnike.
Pavarësisht mungesës së informacionit, është raportuar se sèmundja e korònavirusit ka ínfektuar 293 persona, nga të cilët kanë ndërruar jetë 6 pacíentë, janë shëruar 211 dhe raste aktive mbeten 76 persona.(A.M/Faxweb.al)