01:02 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Shtrenjtimi i borxhit, a kaloi “stuhia”?

08:58 | 05/02/2024
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtrenjtimi i borxhit, a kaloi “stuhia”?

Viti i kaluar solli frenim, deri diku, të papritur të normave të interesit në tregun financiar shqiptar. Zbutja e ndjeshme e ritmit të rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë pati ndikim përcaktues në këtë drejtim, duke mundësuar edhe korrektimin e rritjes tepër të lartë që normat e interesit dhe kryesisht yield-et shënuan në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Norma bazë e interesit u rrit vetëm dy herë dhe e mbylli vitin 2023 në nivelin 3.25%, nga 2.75% që kishte qenë në fund të vitit 2022.

Rënia e shqetësimeve të lidhura me inflacionin dhe me rritjen e shpejtë të normave bëri që tregu të reagonte me një ulje të ndjeshme të yield-eve të titujve qeveritarë në gjysmën e parë të vitit.

Gjatë gjysmës së dytë, yield-et e titujve afatshkurtër ishin të qëndrueshëm, ndërsa ato të titujve afatgjatë shënuan një tendencë të lehtë në rritje, por larg ritmeve të shpejta të vitit 2022.

Yield-i mesatar i ponderuar i instrumentit kryesor benchmark të tregut, bonove 12-mujore, e mbylli vitin 2023 në nivelin 3.36%, nga 5.47% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Diferenca mes normës bazë dhe yield-it të bonove 12-mujore gjatë gjithë pjesës së dytë të vitit të kaluar qëndroi në nivelet më të ulëta historike, në intervalin mes 0.1 dhe 0.2 pikë përqindje.

Qetësimi i yield-eve dha ndikim të rëndësishëm edhe në normat e interesit të kredive dhe depozitave.

Norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lek në nëntor të vitit të kaluar ishte 4.94%. Ky nivel është pak më i lartë krahasuar me fundin e vitit 2022, por nga ana tjetër, është më i ulëti i regjistruar gjatë vitit 2023, duke dëshmuar se shtrenjtimi i kredisë pothuajse u frenua vitin e kaluar.

Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Euro arriti në 5.23% në nëntor 2023, nga 4.55% që kishte qenë në fund të vitit 2022.

Te kredia në Euro u vërejt një tendencë rritjeje graduale e normave, duke reflektuar shtrëngimin monetar të ECB-së dhe rritjen e Euriborit.

Sidoqoftë, për huamarrësit me të ardhura në Lek, rritja e normave të interesit të Euros është balancuar nga zhvlerësimi i monedhës europiane në kursin e këmbimit. Në fund të vitit 2023, kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi rënie vjetore me 9.1%.

Rritja e normave të interesit të depozitave vitin e kaluar vazhdoi, si për Lekun, edhe për Euron. Në muajin nëntor 2023, norma mesatare e interesit të depozitave në Lek të individëve arriti në 2.08%, nga 1.61% në fund të vitit të kaluar.

Megjithëse vitin e kaluar, presionet nga tregu i titujve të qeverisë ishin më të vogla, rritja e normave të depozitave në Lek mund të jetë nxitur pjesërisht edhe nga shtrëngimi i ndjeshëm i likuiditetit në monedhën vendase. Ecuria e depozitave në Lek ishte përgjithësisht në stanjacion, sidomos për shkak të suficitit të lartë buxhetor të qeverisë.

Për vitin 2024, pritshmëritë për ecurinë e yield-eve dhe normave të interesit të kredive dhe depozitave do të përcaktohen sidomos nga kursi që do të ndjekë Banka e Shqipërisë. Një rritje e mëtejshme e normës bazë pritet të përcillet në norma interesi më të larta edhe në tregun financiar.

Në këtë kuptim, gjasat janë që borxhi i qeverisë dhe i subjekteve private të jetë pak më i shtrenjtë këtë vit.

Nga ana tjetër, ritmet e larta të rritjes së kredisë në Lek që u shënuan vitin e kaluar, rreth 9%, në teori e bëjnë të vështirë uljen e qëndrueshme të inflacionit pranë objektivit./ MONITOR

Pas

Hulumtimi, testi i gjakut mund të përcaktojë diagnozën me Alcajmer

Para

“Mirëmëngjes Fitness” me Erandën dhe Skerdin/ I ftuar Faik Basha

Para
“Mirëmëngjes Fitness” me Erandën dhe Skerdin/ I ftuar Faik Basha

"Mirëmëngjes Fitness" me Erandën dhe Skerdin/ I ftuar Faik Basha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.