Tanimë edhe vetë Kryeministria e ka pranuar që Edi Rama nuk ka qenë në foton zyrtare të liderëve në Samitin e Kartës së Adriatikut në Podgoricë.
Të ketë qenë për shkak se kryeministri ynë nuk ka respektuar kodin e veshjes?!
Sipas Kryeministrisë, është një tjetër version: për shkak se Ramës i mbyllej pista e avionit nga ku do fluturonte drejt Shqipërisë për t’iu futur punëve. Pra, nuk kishte si Rama të quante më të rëndësishme foton zyrtare se zbatimin pikë për pikë të axhendës, siç Kryeministria e përshkruan.
”Top Channel” ka marrë një prononcim zyrtar nga Kryeministria në të cilin thuhet se:
”“Kryeminstri Edi Rama udhëtoi për në Podgoricë me helikopter. Aeroporti i Podgoricës ishte i mbyllur për arsye sigurie të fluturimit të Mike Pence dhe rihapej në orën 19.00 pasi të nisej zv presidenti amerikan”
“Helikopterët tanë nuk udhetojnë natën, ndaj e vetmi korridor ajror që delegacioni të nisej ishte ora 16.00. Sipas planit fillestar, në këtë orar duhet të kishin mbaruar të gjitha aktivitetet e samitit, përfshirë dhe fotoja familjare. Por samiti filloi me vonesë e gjithcka u shty, edhe foto familjare.” thonë burime pranë Kryeministrisë.
Në këto kushte, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin kokë me kokë me zv presidentin Pence dhe u përshëndet me të dhe të gjithë liderët e rajonit, me pas ai u nis më përpara për shkak të detajeve të udhëtimit.””
Pra, gjithçka sipas versionit kryeministror ka të bëjë me mbylljen e pistës. Pyetje: Kur Ramës i ka dalë e papritur nevoja për të ikur, pse në pistën ku u fotografuan të gjithë liderët nuk ishte një strishë e bardhë më tepër, e lënë bosh?! (V.G/SHUPLAKA)
Me shigjetë tregohen vendet ku nuk ka asnjë letër të ngjitur që të tregojë pozicionin që do kishte Rama, më poshtë VIDEO që tregon realizimin e fotos
https://www.youtube.com/watch?v=sOaW2tA_hjk