Funksionimi i qendrave shëndetësore në zonat rurale ka qenë një nga prioritetet kryesore të prezantuara nga partitë politike dhe qeveria aktuale gjatë fushtave zgjedhore.
E kundërta e kësaj gjëje po ndodh në zonat rurale të Gjirokastrës ku qendrat shëndetësore kanë dalë jashtë funksionit dhe ato që egzistojnë, janë larg banorëve ose janë në kushte të këqija.
Ambulanca e fshatit Topullaraj në njësinë asministrative Lunxhëri ka vetëm një dhomë me një shtrat dhe një tualet. Kjo ambulancë ndodhet 3 km larg qytetit të Gjirokastrës dhe spitalit rajonal ‘Omer Nishani’.Kjo qendër është ndërtuar për ti ardhur në ndihmë 20 familjeve që jetojnë në këtë zonë.
Një tjetër ambulancë që është në kushte tejet të këqija është dhe ajo e fshatit Valare.
Qëndra tjetër shëndetësore e fshatit Valare ndodhet 2 km larg ambulancësqë është në Topullaraj e cila I shërben një komuniteti më të gjërë. Kjo abulancë ka vetëm dy dhoma.
Nga një investigim nga gazetarja e Fax news shumë nga ambulancat në zonat rurale të kësaj zone janë jashtë funksionit.
Si shembull është ambulanca në fshati Luftinjë që është pjesë e Bashkisë së Memaliaj dhe momentalisht është kthyer në një vend grumbullimi për ushqimin e bagëtive.