Edhe pak javë na ndajnë nga “Festivali i ’56 i Këngës” në RTSH ku kanë edhe interesat e qytetarëve për të blerë bileta për këtë festival ku do të performojnë zëra të njohur të muzikës shqiptare.
Por si mund ta ndjekin nga afër gazetarët këtë festival?
Të gjithë mediat që duan të ndjekin nga afër këtë festival duhe të dërgojnë elektronikisht një kërkesë me emrin e gazetarit, dhe një foto dokumenti në adresën e zëdhënëses së Festivalit. Po kështu kërkohet që kjo kërkesë të firmoset nga titullari i medias dhe të mbajë vulën e subjektit mediatik.
RTSH thekson se nuk do të lejohen kamera nga mediat por çdo pamje e nevojshme për mbulim televiziv, do të jenë në dispozicion nga televizioni kombëtar.
DETAJET:
Për mediat që duan të ndjekin Festivalin e RTSH-së Organizatorët e Festivalit të 56-të të Këngës në Radio Televizion, njoftojnë të gjithë mediat e interesuara që duan të ndjekin Festivalin dhe të jenë pjesë e diskutimeve në post-festival, të dërgojnë elektronikisht një kërkesë me emrin e gazetarit/es, dhe një foto dokumenti në adresën e zëdhënëses së Festivalit, [email protected].
Kërkesa duhet të jetë e firmosur nga titullari i medias dhe të mbajë vulën e subjektit mediatik, si edhe një numër kontakti. Kujtojmë se për shkak të transmetimit live, nuk do të lejohen kamera në sallë, por çdo pamje e nevojshme për mbulim televiziv, do te vendosen ne dispozicion nga RTSH-ja. (J.V/Faxweb)