FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Si na shpëtoi sakrifica e Lindita Nikollës për familjet e përmbytura

Vendi javën që lamë pas u përfshi nga një mot i keq, me shira dhe përmbytje në disa nga qytetet kryesore të vendit.

Në një situatë të tillë ministrja e Arsimit inicioi dje një takim me drejtorët e shkollave ku vetë ajo ka deklaruar se do të sakrifikojë rrogën e saj për familjet e dëmtuara nga përmbytjet.

“Kemi vendosur në dispozicion numrat e llogarive për ata që mund të ofrojnë ndihmë. Unë dedikoj rrogën mujore për të prekurit nga përmbytjet” deklaroi Nikolla.

Një gjest ky për t’u vlerësuar sigurisht, po i pamjaftueshëm sa kohë që janë qindra familje në të gjithë vendin që kanë vuajtur pasojat e përmbytjeve.

(E.K/FAXWEB)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *