Forcat e policisë vijojnë kontrollet për biznese të cilat nuk respektojnë urdhrat e qeverisë për tu mbyllur në një kohë kur pandemia covid-19 ka ardhur tashmë edhe në vendin tonë.
Videoja më e fundit e policisë tregon një çift bashkëshortësh të cilët tentojnë që ti fshihen efektivëve, njëri poshtë qepenit, e tjetri poshtë banakut.
Duket se çifti punonte me kohë të pjesshme, dhe u shërbente banorëve të lagjes në fshehtësi të plotë, por tashmë do të përballen me një gjobë të majme, që është 10 milionë lekë, nëse duan ta vazhdojnë aktivitetin e tyre edhe pas kësaj situate.
Discussion about this post