Fundjava është një nga momentet kur më së shumti na intereson parashikimi i motit, për shkak të planeve të ndryshme që mund të bëjmë.
Kështu duke filluar nga sot moti do të jetë me kthjellime e vranësira të shpeshta. Ato do dominojnë motin në territor duke rrezikuar nga reshje të pakta pjesën më të madhe të vendit gjatë së shtunës ndërsa e diela, mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.
Era do të fryjë kryesisht mesatare me shpejtësi deri 35 km/h duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë, më i dukshën në brigjet Jugore.
Tabloja termike e fundjavës paraqet temperatura më të lartra se normalet e muajit janar, më e ndjeshme gjatë orëv etë mesditës kur pritet që në ultësirën perëndimore termometri të ngjitet mbi 18°C ndrës në zonat malore parashikohet që temperaturat të shënojnë maksimalisht 13°C.
(E.K/FAXWEB)