Mbrëmjen e kaluar, kantautorit Flori Mumajesi iu dogj makina si pasojë e një zjarrvënie të qëllimshme në parkimin pranë sheshit “Wilson”.
Mësohet se fuoristrada e Mumajesit është shkrumbuar e gjitha. Portali “Blitz” ka siguruar disa foto nga vendngjarja, ku shihet se në çfarë gjendjeje ka përfunduar makina 140 mijë euroshe e këngëtarit.
Si pasojë e zjarrit janë djegur edhe dy automjete të tjera pranë automjetit të Flori Mumajesit. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”196″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]