09:41 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Situata në Aleppo, Bushati: Shpopullimi gjakësor nga regjimi i Assad, njollë në ndërgjegjen e rrënuar ndërkombëtare

18:27 | 18/12/2016
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bushati: Integrimi në BE të mos kthehet në proces teknik

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me situatën më të fundit në Aleppo të Sirisë.

Sipas tij,  “shpopullimi gjakësor i orkestruar nga regjimini Bashar El Asad, janë një njollë më shumë në ndërgjegjen e rrënuar ndërkombëtare”.

Në fund të postimit, Bushati shprehet se Shqipëria do të vijojë të mbështesë përpjekjet për të garantuar sigurinë e popullsisë civile të bllokuar.

Postimi i plotë i Ditmir Bushatit:

Rënia e Halepit dhe shpopullimi gjakësor i orkestruar nga regjimini Bashar El Asad, janë një njollë më shumë në ndërgjegjen e rrënuar ndërkombëtare.

Ndjenja e kompleksit prej gabimeve të së shkuarës, për fat të keq e ktheu “bashkësinë ndërkombëtare” në soditëse të një tragjedie njerëzore, e cila duhej parandaluar me çdo kusht. Një prej qendrave të trashëgimisë së njerëzimit, siç është Halepi, u shkatërrua tërësisht, u vra shpirtërisht dhe u kthye në fushë-varrezë të luftrave dhe interesave eksplozive gjeopolitike.

Ne në Ballkan e kemi provuar çmimin e lartë të pasivitetit ndaj përdorimit të forcës brutale që imponojnë regjime barbare. Plagët e krimeve të shkaktuara gjatë luftërave të Ballkanit janë ende të pashëruara. Sikundër tentativa gjithnjë e më e dukshme për të aplikuar të ashtuquajturën politikë të “sferës së influencave”, e cila synon destabilizimin e rajonit dhe frenimin e perspektivës së qartë euro-atlantike.

Qysh në nisje të këtij konflikti, Shqipëria ka mbështetur çdo iniciativë të ndërmarrë nga vendet partnere për Sirinë. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet për të garantuar sigurinë e popullsisë civile të bllokuar. /A.R/

 

bushati-aleppo

Etiketa: AleppoassadBushatireagimregjim
Pas

BlackBerry rikthehet në treg, por nuk do të flasë më gjuhën kanadeze

Para

Kokëdhima “sfidon” Ramën nga Athina, takim me emigrantët shqiptarë

Para
Kokëdhima “sfidon” Ramën nga Athina, takim me emigrantët shqiptarë

Kokëdhima "sfidon" Ramën nga Athina, takim me emigrantët shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Anija e fundosur nga Houthit në Detin e Kuq, vijon kërkimi për persona të mbijetuar

Aksident në aksin ‘Sarandë-Delvinë’, përmbyset automjeti, plagoset drejtuesi 22-vjeçar

Moska akuzon kancelarin Merz se dëshiron të marrë pjesë në luftë

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Ish-presidenti i Koresë së Jugut arrestohet për herë të dytë

Tarifat doganore, Brukseli përgatit më shumë lëshime ndaj SHBA-së

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.