Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tregoi kur pritet një rritje e rasteve me covid-19. Ajo shprehet se në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve.
“Në javën e dytë dhe të tretë të majit pritet një tendencë në rritje e rasteve. Por vaksinimi e ka lehtësuar situatën. Kjo do jetë një verë më ndryshe se vera e viti të kaluar. Për sa i përket vaksinimit dua të theksoj se janë disa rajone si Gjirokastra për shkak të popullsisë së vjetër, ka bërë kalendarin e vaksinimit ndaj Covid -19, pasuar nga Fieri dhe Vlora”, tha Tomini në një lidhje Skype për “Wake Up”.
Shifrat e javëve të fund tregojnë për një rënie të ndjeshme të rasteve të reja, shtrimeve në spitale por edhe humbjeve të jetës.