Partia Socialiste, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, sëbashku me 24 parti të tjera me 30 Prill 2019, firmosi koalicionin zgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
Kur kanë kaluar pak ditë nga zyrtarizimi i këtij koalicioni, kanë nisur dhe përplasjet.
CNA.al mëson nga burime të sigurta se mes Partisë së Socialiste dhe aleates Aleanca Maqedonase për Integrimin Evropian, ka pasur përplasje në lidhje me kandidatin për Bashkinë e Putecit.
Aleanca Maqedonase për Integrimin Evropian, në fakt ka qenë në koalicion edhe më herët me PS, por AMIE në vite ka lëvizur sa majtas, djathtas.
Në vitin 2007 ka qenë në koalicion me Partinë Socialiste më pas në zgjedhjet e vitit, 2009, 2011 dhe 2013 ka qenë pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike dhe më pas në vitin 2015 dhe 2017 kaloi në krah të LSI-së dhe tashmë në 2019, është në koalicion me Partinë Socialiste.
Partia AMIE, është drejtuar nga Edmond Themelko, ish kryetari i Bashkisë së Putecit apo ish-kryetar i Komunës së Liqenasit.
Por, sot socialistët kanë negociuar me Vasil Sterjovskin që aktualisht i sekretari i përgjithshëm i AMIE, por emri që ata jepnin është i Edmond Themelkos, i cili ka drejtuar ish komunën e Liqenasit që sot është Bashkia e Pustecit, në të cilin jeton një komunitet i Maqedonisë së Veriut.
Negociatat me socialistët kanë dështuar me AMIE-në, pasi kjo parti që përfaqëson minoritetin e Maqedonisë së Veriut, ka pasur vetëm një emër për kryebashkiak, pra Edmond Themelkon, gjë që nga socialistët nuk është pranuar, është refuzuar.
Socialistët kanë kërkuar që të vendosej një emër tjetër në mënyrë që ata ta mbështesnin në garë. Pas debateve të shumta dhe duke qenë se nuk tërhiqej AMIE nga emri i Etmond Themelkos, socialistët kanë dalë me një emër tjetër.
Kandidati i propozuar nga socialistët për Bashkinë e Pustecit është Pali Kolevski.
Pasi kanë negociuar me socialistët, AMIE nuk është tërhequr nga emri i Edmond Themelkos dhe menjëherë PS duke parë mos hapjen e rrugës ka vendosur një kandidat tjetër për të garuar e vetme në Pustec përballë aletit, i cili pritet të regjistrohet i vetëm.
Kjo përplasje ka ndodhur, megjithëse më përpara Etmond Themelko, i AMIE pati firmosur koalicionin me Partinë Socialiste. Vasil Sterjovski sekretari i AMIE pritet të marë mandatin e deputetit si perfaqesues i LSI, në vitin 2017 kjo parti ishte në koalicion me LSI-në, që atëherë drejtohej nga Ilir Meta./CNA.al