Vehbi Kajtazi, kryeredaktori i Gazetës Insajderi është qëlluar me grushte në mes të Prishtinës. Sulmi ka ndodhur në një nga lokalet në qendër të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka ndaluar një të dyshuar, i cili është identifikuar si Faton Ramadani. Policia e Kosovës, pas intervistimit të personave që kanë qenë bashkë në tavolinën me sulmuesin e Vehbi Kajtazit, e kanë shoqëruar për në polici Faton Ramadanin.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. (B.H/Shuplaka)