Në 105 vjetorin e Policisë së Shtetit, drejtori i qarkut të Korcës ka vendosur të censurojë disa media kombëtare.
Mësohet se janë lejuar vetëm dy gazetarë për të marrë pjesë në aktivitetin e përvjetorit të policisë ndërsa shumë të tjerë janë lënë jashtë pa asnjë argument. Duhet të themi se kjo është në zgjedhje absurde dhe e patolerueshme, vendimi i drejtuesit të qarkut Arben Skendaj. Ai ka deklaruar se përjashtimi i gazetarëve te mediave të rëndësishme ka qënë për shkak të ambjentit të ngushte ku është zhvilluar ceremonia , një argument ky i pajustifikueshem.
Duket se drejtori i qarkut mban mëri për pasqyrimin e ngarjeve të fundit të ndodhura në këtë qark ku gazetarët me devotshëmri kanë pasqyruar me detaje çdo ngjarje. Përjashtimi i gazetarëve nga drejtori i qarkut të Korcës është nje censurim i mediave dicka që nuk ka mdodhur kurrë për kaq vite nga asnjë drejtues i policisë. I kujtojmë z.Skendaj se policia duhet të punojë fort për vendosjen e sigurisë dhe jo të meret me median sepse duke e përjashtuar nga aktivitetet e tij nuk do mundet kurrë ta ndalojë atë në profesionin human për të pasqyruar cdo ngjarje me korrektësi dhe paanësi. Institucioni i policisë nuk është pronë e tij ndërsa media është e lirë për ti vënë publikut përballë të vertetën dhe vetëm të vërtetën.