Në Dropull ripërsëritet sërish skandali i nderimit të antishqiptarëve, ku është ngritur bust i një tjetër antishqiptari, ai i Vasil Shahinit. Përfaqësues të Bashkisë së Dropullit shprehen se vendimi është miratuar në vitin 2019, teksa pas kësaj qëndron investimi i bërë nga e afërmja e Shahinit.
Mësohet se në Derviçan mesditen e se djeles Bashkia e Dropullit ka nderuar një ekstremist grek të idesë nacionaliste të “Vorio-Epirit”, duke vendosur bustin e tij në qendër të fshatit.
Bëhet fjalë për Vasil Shahinin, i njohur ndryshe si udhëheqësi dhe themeluesi i organizatës ekstremiste greke, “Fronti Çlirimtar i Vorio-Epirit”, që shkurt quhej MAVI.
Fax News ka shkuar në vend ngjarje duke e ndjekur nga afër këtë ccështje. Mihal Mano përfaqësues i bashkisë Dropull është shprehur se ky bust është vendosur pasi është miratuar nga Këshilli Bashkiak i dropullit në vitin 2019 në kohën kur kjo bashki drejtohej nga Arqile Deçka dhe se ky nuk ka qenë një investim i bashkisë por investim i bërë nga një e afërmja e Shahin Vasilit e cila jeton në Amerikë.
Vasil Shahini u vra nga komunistët më 18 nëntor të vitit 1943. Ai u akuzua si “koka” e agjenturës greke në Shqipëri, që kishte qëllim bashkimin e jugut të Shqipërisë me Greqinë.