14:46 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Skandal me qumështin “Lactalis”, 83 vende të përfshira, kompania tërheq produktet nga tregu

13:50 | 14/01/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandal me qumështin “Lactalis”, 83 vende të përfshira, kompania tërheq produktet nga tregu

Kompania franceze e qumështit “Lactalis” është duke tërhequr 12 milionë kuti qumështi pluhur për bebe pas një skandali të fshehur nga kompania.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori ekzekutiv, Emmanuel Besnier, i cili ka konfirmuar shkallën e rrezikut, ku mbi 12 milionë kuti qumësht janë me përmbajtje salmonele.

“Ne duhet të marrim parasysh shkallën e këtij operacioni: më shumë se 12 milion kuti janë të prekura,” tha ai, duke shtuar se shpërndarësit duhet t’i tërheqin nga raftet.

“Ata e dinë se çdo kuti e ndotur duhet të hiqet nga rafti”. Ministri i Financave, Bruno Le Maire, tha se kompania do të tërheqë nga tregu të gjitha produktet e qumështit të prodhuara në fabrikën e saj Craon që janë ende në depo dhe nëpër raftet e dyqaneve, pavarësisht nga data e prodhimit.

“Qëllimi i këtij hapi radikal është i thjeshtë: për të shmangur vonesat, problemet në ndarjen e grupeve dhe rrezikun e gabimit njerëzor”, tha Le Maire. Masat e ashpra pasqyrojnë zhgënjimin e nivelit të lartë në trajtimin e krizës, pasi supermarketet më të mëdha franceze – duke përfshirë kanë deklaruar se pavarësisht kontrolleve ky qumësht ende gjendet në raftet e tyre.

“Unë nuk mund të garantoj sen asnjë kuti nuk ndodhet në supermarkete. Prandaj kjo masë, është garancia më e fortë që mund të japim”, tha ministri.

Qindra padi janë ngritur kundër kompanisë nga familjet që thonë se fëmijët e tyre janë helmuar nga salmonela pas pirjes së qumështit të pluhur nga produktet e kësaj kompanie.

Deri më tani, zyrtarët francezë kanë raportuar 35 raste të foshnjave që kanë marrë salmonelë nga ky qumësht pluhuri, ndërsa një rast është raportuar në Spanjë dhe një tjetër është duke u hetuar në Greqi.

Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë, ka premtuar kompensim për të gjitha familjet e prekura dhe tha se pasojat e kësaj krize shëndetësore për konsumatorët, janë në përparësi për “Lactalis”.

“Ka ankesa dhe do të ketë një hetim me të cilin ne do të bashkëpunojmë plotësisht, “tha Besnier.

Produktet e “Lactalis” përfshijnë gjalpin President, “Galbani Riçota” dhe djathin mocarela në Itali.

Ka 246 vende prodhimi në 47 vende të botës. Dy nga markat e saj, qumështi Picot dhe Milumel, u tërhoqën fillimisht nga tregu pasi ishin pjesë e skandalit në mes të dhjetorit pasi dhjetëra fëmijë u sëmurën. Skandali u thellua këtë muaj, kur gazeta investigative franceze “Le Canard Enchaine” raportoi se inspektorët franceze kishin dhënë rezultate të pastra për këto produkte.

Testet e Lactalis nuk u dërguan tek autoritetet franceze duke fshehur skandalin. Kompania tha se nuk ishte ligjërisht e detyruar të raportonte ndotjen me salmonelë. Ky skandal përfshin 83 vende të botës.

Burimi: The Guardian Përshtati në shqip: (F.G/Faxweb)

 

Etiketa: “Lactalis”qumesht
Pas

Ledina Çelo shfaqet sexy në Dubai, na tregon tatuazhin në vendin intim (FOTO)

Para

Tritan Shehu i kundërpërgjigjet Ramës: Ti nuk je bamirës por pse e lejove për 4 vjet mungesën e Herceptinës

Para
Dorëheqja e mjekëve të QSUT, Tritan Shehu: Ngjarje e rëndë për gjithë sistemin shëndetësor

Tritan Shehu i kundërpërgjigjet Ramës: Ti nuk je bamirës por pse e lejove për 4 vjet mungesën e Herceptinës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

Rama ultimatum bizneseve në Lungomare: 48 orë për të liruar hapësirat publike

Zjarret vdekjeprurëse në Turqi: Humb jetën zjarrfikësi Ragip Sahin, dëme të mëdha materiale

Ndoti ujërat e kanalit kullues të fshatit Allprenaj, procedohet penalisht pronari i fabrikës së përpunimit të peshkut.

Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, arrestohet një drejtues automjeti, disa procedime të tjera në vijim

Tiranë/ Arrestime dhe procedime penale për një sërë veprash penale

Goditja ndaj opozitës në Turqi: Arrestohen tre kryetarë të tjerë bashkie nga CHP

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje bizneseve për lirim të hapësirave publike

Gjirokastër/Finalizohen brenda 24 orëve dy operacione policore, në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.