Një inxhinier që ka punuar pranë një kompanie nafte në Fier ka ngritur një denoncim në redaksinë e Faxweb.al, ku sipas të cilit mijëra punonjësve nuk u janë shlyer rrogat.
Sipas denoncuesit, që preferon që të mbetet anonim situata e kompanisë Bankers Petrolium me likujdimet ka shkaktuar një makth për kompanitë nënkotraktore.
Sipas denoncuesit Bankers iu ka kompanive nënkotraktore në total 60 milionë dollarë detyrime të prapambetura.
Denoncimi i plotë për redaksinë e Faxweb.al:
Jam inxhinier dhe kam disa kohë që punoj në një kompani private nafte me aktivitet në Fier. Kemi që nga muaji tetor 2018 që nuk marrim pagat pasi pronari ynë na ka thënë se është e pamundur të likujdoj mijëra punonjës pasi kompania Bankers Petrolium ltd në Fier me të cilën kemi lidhur kontrata për disa sherbime në fushën e transportit të naftës dhe shërbime të tjera nuk ka likujduar debinë për punën që kemi kryer si nënkontraktor.
Ne jemi një nga 32 nënkontraktorët që kemi kontrata shërbimesh me Bankers Petrolium, por që kjo e fundit na detyrohet një borxh prej 4 milionë dollarë dhe gati 60 milion dollarë në total gjithë nënkontraktorëve.
E gjithë kjo situate e bllokimit të likujditeteve është kthyer në një makth për kompanitë nënkontraktore shqiptare teë cilat janë të pafuqishme për të detyruar Bankers të kryejë shlyerjen pasi ka mbrojtje pushtetin aktual. Bllokimi i likujdimeve nga Bankers Petrolium – 32 nënkontraktorëve ka nisur të kthehet në problem shqetesues me blerjen e aksioneve te kompanise nga kinezet.
Sot e kësaj dite situata financiare është në krizë të thellë. Pronarët tanë kanë frikë të flasin pasi fshihen struktura shteterore mbas këtij skandali. Do ishte një nder i madh per mbi 15-20 mije familje nga fieri, kucova e ballshi nese ky skandal do publikohet pasi asnje nga mediat edhe pse jane njoftuar nuk e publikojne, pasi jane te blera prej Bankers.
(E.K/FAXWEB.AL)