00:29 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Skandali, dhunë në takimin e Kumbaros e Çuçit në Athinë, rrëfen qytetarja: I pyeta kur do zbardhet 21 janari dhe për drogën (VIDEO)

20:55 | 22/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Skandali, dhunë në takimin e Kumbaros e Çuçit në Athinë, rrëfen qytetarja: I pyeta kur do zbardhet 21 janari dhe për drogën (VIDEO)

Mirela Kumbaro dhe Bledi Çuçi zhvilluan një takim gjatë pasdites së 17 Qershorit me emigrantët në hotel Titania, në Athinë.

Një qytetare, pjesëmarrëse në këtë aktivitet, tregon për emisionin “STOP”, përmes lidhjes në Skype, se është dhunuar nga shoqëruesit e ministres dhe të tjerë militantë, sapo ka ngritur cështje si: zbardhja e 21 janarit, të drejtat e emigrantëve apo kanabisi në Shqipëri.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Ministri i Shtetit  për  Çështjet Vendore, Bledi Çuci janë shprehur se takimi më 17 Qershor me emigrantët shqiptarë në Greqi ka qenë mjaft entuziast, por mediat greke kanë treguar të kundërtën. Emigrantët kanë reaguar ashpër, duke fyer kryeministrin dhe kandidatët për deputetë, pasi pretendojnë se kujtohen për ta një herë në katër vjet, pra vetëm për  zgjedhje.

Situata degjeneroi deri në fyerje, goditje dhe nxjerrje jashtë nga bodigardët, reagim ky që përfundoi në disa të lënduar.

Por emisioni “STOP” nuk u mjaftua vetëm me rrëfimin e mediave greke, por arriti të sigurojë një intervistë nga Aleksandra, një emigrante pjesëmarrëse në këtë takim të zhvilluar në hotel Titania, në Athinë.

Qytetarja – Përshëndetje! Natyrisht, do të flas hapur, ajo që më ndodhi. Patëm takimin më datë 17, ditën e Shtunë, ora 7-të, me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro … ëëë dhe zv.Ministri i Brendshëm, Stefan Çipa, Bledi Çuçi. Mbledhja në fillim qe shumë e larmishme, diskutuan me radhë deputetët dhe koha mbeti shumë e shkurtër për të diskutuar ne emigrantët.

Marr unë mikrofonin, nuk donin të ma jepnin. Bëra tre pyetjet e para, më shoqëruan me duartrokitje. Ndërsa të tretën, të fundit domethënë, kur ia bëj znj.Kumbaro, nuk e bëra me tendencë dhe unë i bëj pyetjen: ju lutem … ëëë … kur do zbardhet çështja e 21 Janarit, të drejtat e emigrantit dhe pyetjen e fundit, kur do të zhduken bimët narkotike në Shqipëri se po vdesin fëmijët tanë.

Më marrin mikrofonin, aty fillojnë kërcënimet dhe presioni më i shumtë ka qenë nga gratë e Shqipërisë. Unë shmangem në moment, gjatë goditjeve. Fillova të qaja, e ndjeva veten shumë të ulët. Aty kisha dhe simpatizantët e mi, të gjithë u shtangën, kurse znj. ministre karaliste për Edi Ramën.

Këto nuk janë për të ardhmen e fëmijëve tanë, këto janë për karrierë. Mu hodhën si Skënderbeu kundër turqve. Nuk di si ta përshkruaj, si nëpër filma.

Gazetarja – Ju doli njeri përkrahë në momentet që po ju godisnin?

Qytetarja – Asnjë njeri. Të gjithë i kisha kundra. Unë jam thjesht atdhetare, nuk merrem me asnjë parti.

Aleksandra rrëfeu se ajo u dhunua në takimin e zhvilluar për emigrantët shqiptarë në Greqi, ku ishin pjesëmarrës Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Ministri i Shtetit  për  Çështjet Vendore, Bledi Çuci, sepse ngriti pyetje për çështjet si: zbardhja e 21 Janarit, të drejtat e emigrantëve dhe asgjësimi i bimëve narkotike në Shqipëri./ tvklan.al

Etiketa: skandal
Pas

Rama i ngjirur në Tiranë, kërkon falje para mbështetësve

Para

Bluza me simbole e Tahirit, çfarë fshihej pas ngjyrës së zezë (FOTO)

Para
Bluza me simbole e Tahirit, çfarë fshihej pas ngjyrës së zezë (FOTO)

Bluza me simbole e Tahirit, çfarë fshihej pas ngjyrës së zezë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.