Pas diskutimeve dh pyetjeve pa përgjigje per ngritjen e korporatës së investimeve shqiptare, vazhdojnë të rriten dyshimet për trasparencën dhe qëllimin e saj. Korporata e investimeve u votua nen për nen në komisionin e ekonimisë dhe financave dhe ditën e sotme u votua në komisionin e veprimtarisë prodhuese.
Gjatë kohës që po pritej të formohej kuorumi për të votuar këtë projektligj, pasi deputete e opozitës u larguan nga salla, zëvendësminsitri i ekonomisë dhe financave Elton Haxhi, raportonte në telefon për kalimin në parlament të tij tek Ermal Frashëri. Në mesazhin dërguar Ermal Frashërit, raportohet për kalimin me votë në komisionin e ekonomisë, si edhe do të kalonte në komisionin e verpimtarisë prodhuese, ku zëvendësministri e njeh si komisioni i industrisë, madje i premton që shumë shpejt do të kalojë edhe në parlament. Po kush është Ermal Frashëri, që kërkon informacion për AIC Albanian Investment Corporation (Korporata e Investimeve Shqiptare). Ermal Frashëri ëshë ekspert ekonomie dhe pedagog ne universitetin e Harwardit. Gjatë verës që lamë pas në deklarimet publike të bëra, Frashëri është pro koroporatës si dhe ka udhëtuar drejt Jordanisë, ku edhe është marrë modeli i suksesit të koorporatës.
Ermal Frashëri ka mbaruar studimet e doktoratës në Shkollën Juridike të Harvardit, ku ai punoi në fushatën e së drejtës dhe zhvillimit ekonomik, të drejtës ndërkombëtare, integrimit evropian dhe teori sociale dhe politike.
Projektligji për korporatën e investimeve shqiptare po kalon nga njëri komision tek tjetri edhe vetë deputet e pranojnë që ka mangësi, mungesë transparence dhe mungese informacioni.
Ashtu si në komisionin e ekonomisë, ky projektligj kaloi edhe në komisionin e veprimtarisë prodhuese, dhe siç duket do të votohet edhe në parlament shumë shpejt, dhe siç u premtua në mesazh. Ndërsa ekspertët vazhdojnë ta kundërshtojnë dhe mungon konsultimi publik.
Gazetare Mirilda Tili