Vajza e mitur nga Kavaja me të cilën abuzuan seksualisht 7 adoleshentë ka dëshmuar në Gjykatën e Durrësit për më shumë se tre orë. Sipas raportimeve ajo i ka qëndruar pohimeve të saj mbi abuzimin.
Dëshmia e 14-vjeçares do të përdoret si provë ndaj 7 të akuzuarve. Po ashtu prokuroria e Durrësit, ka nisur hetime për Drejtorinë Arsimore Rajonale Kavajë dhe për drejtuesit e Shkollës “Rilindja”, në të cilën ishte nxënëse e mitura.
Sipas burimeve nga prokuroria e Durrësit, hetimet ndaj shkollës po kryhen me përparësi.
Kujtojmë se 7 adoleshentë ndodhen ne burg pasi akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me miturën nga e Kavaja, kundrejt presioneve dhe shantazheve që asaj i bëheshin me një video intime.
(M.Q/Faxweb.al)