Autoritetet maqedonase janë treguar të papërgatitura për të pritur sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis në vizitën e tij zyrtare në Shkup.
Në videon e shpërndarë nga Alsat duket momenti kur avioni i SHBA-ve mbërrin në aeroport dhe dy ushtarakë rregullojnë dhe fshijnë tapetin e kuq në momentin e fundit kur zyrtari i lartë amerikan zbret nga avioni.
Sekretari i mbrojtjes në SHBA gjeti të papërgatitur delegacionin në krye me ministrin e Mbrojtës, Radmilla Shekerinska. Duke zbritur nga aeroplani, sekretari amerikan Mattis u pengua nga ushtarët të cilët vendosnin tapetin e kuq, ndërsa përballë gjeti Shekrinskën dhe ambasadorin Xhes Bejtlli duke vrapuar për ta pritur.
Tashmë dihet se kjo nuk është herë e parë. Ditë më parë delegacioni i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati u gjet në Kuvendin e Maqedonisë sikurse në një udhëkryq, pa u pritur nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Skandali i njëjtë ndodhi edhe gjatë vizitës së kancelarit austriak Sebastian Kurz ku protokolli i Qeverisë ngatërroi flamurin austriak shtetëror.
Për t’u siguruar se shërbimet nuk kanë gabuar, gjatë vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Shkup, kryeministri Zoran Zaev verifikoi personalisht flamurin gjerman. (B.H/Faxweb)