Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën lidhur me rastin e ish-kryegjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boci, i akuzuar për një skandal seksual të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”.
Sipas Krimeve të Rënda, nuk provohet vepra e korrupsionit, ndaj çështja i ka kaluar Gjykatës së Fierit për shqyrtim.
Skandali seksual u transmetua pas denoncimit të një gqytetareje nga Gjirokastra, e cila pretendonte se Boci kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësori.
53-vjeçari e mësoi lajmin teksa ishte duke festuar mes miqsh në kuadër të dasmës së vajzës së tij. (XH.A/SHUPLAKA)