Naftëtarët e Fierit dhe Ballshit prej ditës së djeshme kanë nisur protestën pa kthim për vonesën në pagat e tyre. Ata kanë qenë sot përpara ambjenteve të Ministrisë së Energjitikës, ku nuk kanë marrë zgjidhjen e kërkuar.
Një pjesë e tyre janë mjaftuar me premtimin e Ahmetajt dhe të Gjiknurit se nesër do të marrin rrogën e muajit të shkuar. Po vetëm kaq, asnjë detaj tjetër në lidhje me pagesat e prapambetura nga vitet e kaluara.
Synimi i përfaqësuesve të qeverisë ka qenë i qartë, të përçajnë sa të mundin këtë kategori në mënyrë që zëri i tyre të zbehet. Po një pyetje që të lind natyrshëm në të gjithë situatën është: Po opozita çfarë mendimi ka, ku ndodhet?!
Një opozitë që reagon për gjithçka, me statuse të gjata dhe disa herë brenda ditës nuk ka një fjalë për këta mijëra hallexhinj, që nuk do të mund të gëzojnë dot me familjet e tyre festat fundvitit. Për Enton Abilekajn, kjo tregon qartësisht kapjen që i është bërë edhe opozitës nga ana e oligarkëve.
“Opozita duhet të reagojë dhe qëndrimi i saj është i papranueshëm. Tregon që është palë me oligarkët. Deputeti i Partisë Socialistë shkoi aty për t’i përçarë, kjo tregon mjerimin e politikës. Drejkt naftëtarëve janë çuar mesazhe kërcënuese, nga qeveria apo Kol Nikolla dhe njerëz të tjerë mashtrues.
Disa prej tyre pranuan zgjidhjen e karrotës që të shkonin dhe të festonin në familjen e tyre. U bë një mashtrim për ti çuar në shtëpi duke u dhënë vetëm një pjesë të rrogave”, u shpreh Abilekaj në ‘’Fax News”.
(E.K/FAXWEB)