Soni Malaj tashmë është në një lidhje të qëndrueshme me një biznesmen. Lajmi për lidhjen e tyre të dashurisë ishte ndër më të bujshmit e duke qenë një çift diskret, për Soni Malajn dhe të fejuarin e saj Klevi ka kuriozitet të madh në publik.
Sot po iu sjellim pozat më të fundit nga dy të dashuruarit bukuroshë. Ata janë kapur mat nga paparaci i revistës “Story”. Në artikull kjo revistë citon miqtë e dyshes të cilët i përshkruajnë si të dashuruar kokë e këmbë, që nuk shkëputen për asnjë çast nga njëri-tjetri.
Kujtojmë se Soni është nënë e një vajze nga martesa e parë me balerinin italian Mirko. (E.K/SHUPLAKA)